E ndërsa rruga në Librazhd vijon që të jetë e bllokuar prej tre ditësh 26 organizata mjedisore kombëtare dhe lokale i kanë drejtuar një letër të hapur qeverisë duke shprehur shqetësimin për ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin për ndërtimin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Bushtricë, pjesë e Korridorit VIII.
“Ne, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet lokale nënshkruese, të angazhuara në mbrojtjen e mjedisit dhe interesit publik, paraqesim këtë letër të hapur për të kërkuar marrjen e masave urgjente institucionale, verifikim të ligjshmërisë dhe masa konkrete lidhur me ndërhyrjet e konstatuara në Lumin Shkumbin dhe brigjet e tij, veçanërisht në kontekstin e punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan– Librazhd–Bushtricë, si pjesë e Koridorit VIII”, shkruhet në letër.
Lista e organizatave nënshkruese:
- Shoqata AlbNatyra
- Qendra NORMA
- Reinforce Sustainability (RESU Albania)
- GO2Albania_Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban
- Qendra LUMI – Lëvizja për Ujërat, Mjedisin dhe Integrimin
- Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)
- Rrjedha
- Qendra Balancë
- Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania)
- Unë Gruaja
- Instituti për Natyrën dhe Konservimin në Shqipëri (INCA Albania)
- ILIRIA-Protection and Social & Environmental Development Association (PSEDA-ILIRIA)
- Eko mjedisi Durrës
- AGRIEN_SHOQATA E BASHKUAR AGRO-MJEDISORE
- Qendra Burimore e Mjedisit ne Shqipri (REC Albania)
- All-Green Centre
- Milieukontakt Albania
- Shoqata Ornitologjike e Shqiperise (AOS)
- Rrjeti për Raportimin e K.O.K.Sh
- Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor -SHERM Albania
- Shtëpia e Gjelbër
- Instituti per Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit
- Destination Management Organization
- Korça Alpin
- North Green Association
- Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit









