Gazment Buçpapaj vazhdon që të jetë në kërkim për vrasjen e Elgi Pashollarit pak ditë më parë në Tiranë. Ndërkohë që gruaja e tij Laureta Buçpapaj ka dëshmuar në polici.
Sipas saj, Pashollari i kishte bllokuar rrugën dhe bashkëshorti i saj i ka rënë borisë për ta sinjalizuar që të hapte rrugën dhe kishin dëgjuar se shoferi i mjetit i kishte ofenduar me fjalë të rënda nga familja, por nuk kishin reaguar dhe kishin vazhduar rrugën.
“Nga ky mjet ka dalë shoferi një djalë rreth 30 vjeç, me trup të dobët me bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, i cili i shoqëruar nga dy persona që gjendeshin me të, dhe ishte afruar drejt mjetit të tyre. Bashkëshorti Gazment Buçpapaj ka ndërruar rrobat bluzën dhe pantallonat dhe është larguar nga banesa në këmbë në drejtim të kryeqytetit, pa marrë më vete telefonin e tij dhe nuk kam më dijeni për të se ku ka shkuar” tha ajo.









