-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çahet rruga Boboshticë–Dardhë

Kryesoret

Prej mëngjesit të kësaj të marte, në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë është evidentuar një çarje anësore në trupin e rrugës, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve vetëm në një korsi.

Dëmtimi është shfaqur në një pjesë të segmentit që lidh Korçën me fshatin turistik të Dardhës, një nga akset më të rëndësishme për lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik dhe fundjavave.

Autoriteti Rrugor ka mbërritur në terren për të vlerësuar gjendjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për stabilizimin e segmentit.

Ndërkohë, në zonë është vendosur sinjalistikë kufizuese për të orientuar drejtuesit e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun e aksidenteve.

Kjo situatë vjen në vijim të disa problematikave të raportuara në rrugët e juglindjes së vendit, ku rrëshqitjet e dherave dhe çarjet e asfaltit janë bërë të shpeshta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit