-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje në Baks-Rrjoll, banorët: Do të mbrojmë pronën tonë me çdo çmim

Kryesoret

Sërish janë regjistruar përplasje të dhunshme mes banorëve të Baks-Rrjoll dhe forcave të policisë, si pasojë e të cilave 6 banorë janë shoqëruar dhe çuar në komisariat në Shkodër. Protestat që po zhvillohen për mbrojtjen e pronave të tyre kanë nxitur tensione të mëdha në zonë.

Një nga banorët e shoqëruar, Prek Molla, ka deklaruar se kjo është hera e dhjetë që ai arrestohet për të njëjtën çështje.

Ai e ka cilësuar këtë si një luftë të drejtë për të mbrojtur pasuritë e tyre, duke theksuar se nuk do të ndalin betejën deri në arritjen e qëllimit të tyre.

“Nuk do t’i ndalim protestat. Do të jemi deri në fund, deri sa të fitohet e drejta jonë. Nuk na ndalon asgjë të mbrojmë pronën tonë. Jam betuar që pronën nuk e fal dhe do të jetë e jona me çdo lloj çmimi,” tha Molla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit