-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat e fermerëve në Serbi/ Bllokada rrugësh për mbrojtjen e prodhimit vendas

Kryesoret

Protestat e fermerëve në Serbi, që kanë filluar më 11 shkurt, janë intensifikuar me bllokime të rrugëve nga traktorët dhe makineritë bujqësore, në një përpjekje për të kundërshtuar importin e produkteve bujqësore.

Më shumë se 30 shoqata bujqësore janë bashkuar në kërkesën për ndalimin e importit të qumështit pluhur dhe vendosjen e tarifave të larta doganore për produktet e importuara të bulmetit dhe mishit.

Fermerët shqetësohen për cilësinë e ulët dhe çmimet e lira të produkteve të importuara, që po dëmtojnë tregun vendas, veçanërisht në sektorin e qumështit të freskët.

Ata kërkojnë një pezullim të përkohshëm të importeve për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur prodhimin vendas.

Qeveria ka reaguar duke propozuar masa si rritjen e blerjeve të qumështit nga industria dhe etiketimin e produkteve bujqësore vendase, por fermerët mbeten skeptikë dhe paralajmërojnë vazhdimin e bllokadave deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit