Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënime për ish-shefin e qarkullimit rrugor, Roven Zeka, dhe dy të pandehur të tjerë, për marrjen e ryshfetit për të shmangur arrestimin e gruas së një biznesmeni, e cila kishte shkaktuar aksident. Zeka dhe kolegët e tij, Sokol Novaku dhe Bledi Belba, morën një shumë prej 2 mijë eurosh për të ndihmuar në këtë rast.
SPAK ka kërkuar për Zekën një dënim prej 4 vitesh burg, që mund të konvertohet në 3 vite shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po e njëjtën kërkesë ka bërë për Novakun, ndërsa për Belbën është kërkuar 1 vit e 6 muaj burg.
Rasti lidhet me një aksident të ndodhur në prill 2025, kur oficerët e policisë kërkuan ryshfet për të shmangur arrestimin e gruas së biznesmenit Ergest Vrioni. Zeka dhe Novaku janë lënë në arrest shtëpiak pas ndryshimit të masës së sigurisë.









