-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Verdho: Rrëshqitja 30-vjeçare u intensifikua nga reshjet dhe rritja e lumit Shkumbin

Kryesoret

Drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, ka shpjeguar se shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas dhe dëmtimi i hekurudhës janë pasojë e reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të lumit Shkumbin.

Ai tha se kjo rrëshqitje ka qenë një fenomen i gjatë, i aktivizuar që 30 vjet më parë, dhe që është intensifikuar për shkak të kushteve klimatike të fundit.

Verdho po ashtu theksoi se janë duke u marrë masa për të stabilizuar situatën dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës.

“Masivi i zonës ka pasur një rrëshqitje që është aktivizuar 30 vite më parë. Për shkak të shirave të shumtë gjatë katër muajve të fundit dhe rritjes së nivelit të lumit Shkumbin, kjo ka çuar në përkeqësimin e situatës dhe krijimin e një plan rrëshqitës që ka dëmtuar strukturat,” shpjegoi Ergys Verdho, drejtues i Hekurudhës Shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit