Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbikalimin e Patokut, në superstradën Milot–Fushë Krujë, ku një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën duke udhëtuar me një motoçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës ka lëvizur në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një trajler që lëvizte drejt Lezhës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për të sqaruar detajet për këtë ngjarje.









