-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ARRSH: Ende pa afat për hapjen e rrugës në aksin Librazhd–Përrenjas

Kryesoret

Aksi rrugor Librazhd–Përrenjas vijon të mbetet problematik pas shembjes së ndodhur në zonën e quajtur “Arrat e Gurres”, ndërsa autoritetet po kryejnë verifikime të detajuara për të vlerësuar situatën në terren.

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Indrit Koleci, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes, pasi procesi është ende në fazën e studimeve teknike.

Sipas tij, ekipet inxhinierike kanë realizuar matje dhe rilevime në pjesën e poshtme të zonës së prekur, përfshirë kontrollin e shtratit të lumit, ndërsa puna vijon në pjesën e sipërme, ku po analizohet masa e dheut e zhvendosur dhe mënyra e ndërhyrjes për ta stabilizuar atë.

Përmasat e konsiderueshme të materialit të rrëshqitur e bëjnë të pamundur, në këtë fazë, përcaktimin e një kalendari të qartë punimesh.

Megjithatë, brenda tre deri në katër ditësh pritet të ketë një vlerësim më të plotë mbi kohëzgjatjen e ndërhyrjes dhe hapat konkretë që do të ndërmerren për rikthimin e sigurisë në këtë segment rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit