Situata e vështirë e rrugëve në Shqipëri, e shkaktuar nga reshjet e shiut, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga opozita.
Kryeministri Edi Rama ka lidhur përkeqësimin e kushteve të infrastrukturës me faktorët atmosferikë, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të rënda për qeverinë.
Sipas Bardhit, nuk është moti ai që po dëmton rrugët, por korrupsioni i përhapur në ndërtimin e tyre.
Postimi i Bardhit:
Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.
Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg!