-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedime për Ukrainën/ Umerov do të takohet nesër me Kushner dhe Witkoff

Kryesoret

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, do të takohet nesër me Steve Witkov dhe Jared Kushner, me temat kryesore të diskutimit që do të zhvillohen do të jenë paketa e rimëkëmbjes për Ukrainën, përgatitjet për takimin e ardhshëm trepalësh midis SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, si dhe detajet e shkëmbimit të të burgosurve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e njoftoi këtë informacion gjatë një bisede me gazetarët.

“Sapo fola me Rustem Umerovin. Nesër ai do të ketë një takim me negociatorët amerikanë – me Vitkovin dhe Kushnerin. Për herë të parë, do të marrë pjesë edhe Ministri i Ekonomisë. Ky është një takim dypalësh me palën amerikane. Çështja e parë është Paketa e Prosperitetit, domethënë paketa për rimëkëmbjen e Ukrainës. Ata do të diskutojnë detajet”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se fokusi do të jetë edhe në përgatitjet për takimin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë, i cili, siç tha ai, mund të zhvillohet në fillim të marsit.

“E treta është misioni që i caktova Umerovit: ai do të diskutojë detajet e shkëmbimit të të burgosurve. Ne shpresojmë veçanërisht për një rezultat pozitiv në këtë aspekt humanitar”, theksoi Zelensky.

Kujtohet se Volodymyr Zelensky, pas bisedimeve të mbajtura në Gjenevë më 17 dhe 18 shkurt, kishte deklaruar se raundi i ardhshëm i negociatave të paqes duhet të mbahet brenda dhjetë ditësh, gjithashtu në Gjenevë./ Protothema

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit