Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar ILD të nis hetimet për gjyqtaren e Apelit në Tiranë Irena Ibrahimi, për shkak se vonoi zbardhjen e një vendimi dhe pengoi ankimimin.
Gyqtarja Ibrahimi vonoi vendimin 22 muaj e 22 ditë.
Në shkresën e drejtuar ILD, minsitri Lamallri argumenton se në fushën penale, neni 430/1 i Kodit të Procedurës Penale, ky vendim duhej të shpallej brenda 30 ditëve në mënyrë të përmledhur.
“Një vonesë e tillë cënon standardin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm dhe ndikon drejtpërdrejtë në realizimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor, pasi pengon palët në ushtrimin në kohë të mjeteve të ankimit”, u shpreh Lamallari.









