Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 28 vjeçar nga Peqini, pasi u kap me fenelina të ngashme me ato të policisë dhe pistoletë duke lëvizuar me makinën e tij.
Arrestii i tij u krye në fshatin Bradashesh pasi kishte vendosur fenelinën në pjesën e përparme të makinës me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar por rezultoi e kundërta kur u pikas nga policia.
Gjatë kontrollit në makinën e tij tip “Audi”, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me fenelinat dhe automjetin.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me ngjarjen.









