-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa trupa do të çojë Shqipëria në Gaza?

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u pyet sot sa i takon angazhimit ushtarak që Shqipëria do të ketë në Gaza, si anëtare e Bordit të Paqes. Përgjigjen e dha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

“Kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë me oficerë në shtabin që do të krijohet për këtë qëllim, njëkohësisht po punojmë me aleatët për detaje të tjera. Nuk kemi përcaktuar ende numrin e saktë të pjesëmarrësve, por jemi në diskutim me aleatët. Nuk ka ende ndarje të zonave”, u shpreh Kingji.

Ndërsa për KFOR-in tha se do shtohen kapacitetet ajrore me një helikopter Cougar, me pilotë dhe teknikë.

“Kanë qarkulluar shumë harta në media, nuk janë zyrtare. Ne po presim përcaktimin e vendeve aleatë që do të kenë rol kyç, në mënyrë që të përfshihemi brenda tyre në këtë operacion”, theksoi Vengu për Bordin e Paqes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit