Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, ka zhvilluar një vizitë në Kiev, ku është takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë takimit, Stoere ka njoftuar mbështetje të re për Ukrainën, duke përfshirë kapacitetin e prodhimit të dronëve, artilerinë dhe pajisjet detare. Ai theksoi se mbështetja totale për vitin 2026 do të arrijë në 8 miliardë dollarë.
“Pra, mbështetja totale për vitin 2026 arrin në afërsisht 8 miliardë dollarë (5.9 miliardë paund)”, tha mes të tjerash kryeministri i Norvegjisë.
Stoere gjithashtu njoftoi krijimin e një “partneriteti strategjik” mes Norvegjisë dhe Ukrainës. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për një armëpushim, një zgjidhje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë duket ende larg.









