Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e së mërkurës, siç raportoi gazetari i Axios, Barak Ravid.
Detajet e bisedës ende nuk janë zbuluar, por komunikimi vjen në një kohë kur po zhvillohen bisedime për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.
Një ditë pas bisedës, Zelensky njoftoi se Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas, do të takohet me palën amerikane të enjten për të diskutuar çështje kyçe lidhur me situatën në Ukrainë.
Pritet gjithashtu një takim tri-palësh në fillim të marsit, ku do të marrin pjesë zyrtarë rusë.
Lufta, e nisur nga Rusia më 24 shkurt 2022, ka shkaktuar një tragjedi të madhe me mijëra viktima dhe shkatërrime të mëdha, duke detyruar miliona ukrainas të kërkojnë strehim jashtë vendit.









