-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky pas telefonatës me Trump: Shpresojmë të kalojmë në negociata në nivelin e udhëheqësve

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbardhur telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA, Donald Trump, ku diskutuan për luftën në Ukrainë dhe mundësitë për arritjen e paqes.

Në bisedë morën pjesë gjithashtu të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Zelensky e falënderoi Trump për përpjekjet dhe angazhimin në negociatat që kanë si qëllim përfundimin e luftës.

Ai theksoi se biseda u përqendrua në çështjet që do të diskutohen gjatë bisedimeve të paqes në Gjenevë dhe në takimet e ardhshme trepalëshe që pritet të zhvillohen në mars.

“Shpresojmë se kjo do të na lejojë të kalojmë në negociata në nivelin e udhëheqësve. Presidenti Trump mbështet këtë sekuencë hapash.

Vetëm në këtë mënyrë mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet komplekse dhe të ndjeshme dhe më në fund t’i japim fund luftës.”, shtoi presidenti ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit