-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Lëvizja e Ramës është përpjekje për të shpëtuar lëkurën e tij

Kryesoret

Sali Berisha, lideri i opozitës, ka reaguar ashpër ndaj lëvizjeve të fundit të Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për përpjekje për të shpëtuar veten dhe për të manipuluar opinionin publik.

Berisha i kërkon Ramës dorëheqjen e menjëhershme dhe thekson se lëvizjet e tij janë të pabesueshme dhe vetëm një tentativë për të mbajtur pushtetin pa asnjë lidhje me interesat e qytetarëve.

Postimi i Berishës:

“Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar. Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit