Për shkak të rrëeshqitjes së tokës dhe dherave në aksin Librazhd-Prrenjas, ARRSH ka reagur duke thënë se autoritetet po punojnë me intensitet të lartë për të devijuar lumin dhe për të normalizuar situatën.
Rruga në Juglidnje të vendit është e bllokuar që ditën e shtunë.
Postimi i ARRSH
Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç kemi bërë me dije edhe më parë, ditën e sotme, në orën 12:00, 1150 ml nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.