Enea Karakaçi është emëruar ministër i ri i Energjisë dhe Infrastrukturës, pas udhëheqjes së OSHEE që nga qershori i vitit 2023.
Karakaçi ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e energjisë, duke punuar fillimisht si jurist në Entin Rregullator të Energjisë dhe më pas duke mbajtur pozita të ndryshme drejtuese në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Gjithashtu, ai ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në OSHEE dhe ka kontribuar në Bordin e Transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve.









