-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ermal Nufi, emërimi i ri në Ministrinë e Mbrojtjes, pasardhësi besnik i Belinda Ballukut

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Ermal Nufin në postin e Ministrit të Mbrojtjes, duke i dhënë atij një pozicion kyç në kabinet pas largimit të Belinda Ballukut. Nufi, i cili deri tani ka shërbyer si Drejtor i Kabinetit të Zv/Kryeministres Balluku, ka një karrierë të gjatë në administratën publike shqiptare dhe është i njohur për afërsinë e tij me ish-ministren.

Zoti Nufi ka përfunduar studimet e nivelit Master në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka një eksperiencë të gjerë si Konsulent Ligjor dhe pedagog. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si Këshilltar Ligjor i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Nufi gjithashtu ka qenë pjesë e administratës publike si anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe kryesues i Bordi të Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor. Emërimi i tij si Ministër i Mbrojtjes vjen në një moment kur qeveria ka ndërmarrë ndryshime të rëndësishme dhe është një vazhdimësi e besimit të ngushtë që ka ndërtuar me liderët e lartë të administratës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit