Sot do të ekstradohet nga Dubai në Tiranë, i kërkuari nga SPAK Durim Bami.
Dyshohet, se Durim Bami planifikoi të vrasë ish-deputetin e PS Arben Ndoka në 2021.
Ndaj Durim Bamit GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” në vitin 2024.
Në Dubai, Bami është arrestuar në tetor 2024 dhe sot pritet të ekstradohet drejt Tiranës.
Më herët Durim Bami ka qenë i akuzuar nga SPAK edhe për kultivim kanabisi në Tapizë e Nikël.









