Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) ka filluar një peticion kombëtar për të kërkuar një gjykim të drejtë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po përballen me akuza në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Peticioni synon të mbrojë vlerat e luftës çlirimtare dhe dinjitetin e saj.
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK, njoftoi se ky peticion është i hapur për firmosje në formë online dhe fizike, dhe po realizohet në bashkëpunim me shtatë universitete, duke përfshirë Tiranën, Shkupin dhe Tetovën.
Gucati theksoi se peticioni është një reagim ndaj padrejtësisë dhe kërkon respektim të të drejtave të të akuzuarve, si dhe heqjen e masës së paraburgimit.
Sipas peticionit, kërkohet që vendimi i gjykatës të bazohet në prova dhe fakte të administruara në gjykim dhe të respektohen të drejtat e të akuzuarve në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
/5pyetjet.al









