-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Shqipëria përballet me një zgjedhje historike për integrimin evropian

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi në një reagim se Shqipëria është aktualisht në një moment kritik për shkak të veprimeve të qeverisë, duke e vënë vendin në një udhëkryq në procesin e integrimit evropian.

Ajo kritikon Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për refuzimin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, duke ndalur progresin e vendit në rrugën e tij evropiane.

Tabaku i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e së shtunës për të bërë zërin e tyre të dëgjohet dhe për të marrë vendimin e duhur për Shqipërinë e ardhshme.

Postimi i Tabakut:

Shqipëria përballë Zgjedhjes së Saj Historike

Shqipëria është realisht në një udhëkryq. Dhe ironia është se ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë janë e njëjta forcë politike që në vitin 2010 refuzoi të votojë tre ligje të rëndësishme, duke bllokuar institucionet për interesa të ngushta politike. Sot, po e njëjta parti dhe i njëjti kryetar partie e kanë degdisur Shqipërinë në një tjetër udhëkryq – atë të integrimit europian – sepse refuzojnë të zbatojnë ligjin dhe drejtësinë siç kërkohet në çdo vend europian: njësoj për të gjithë, pa përjashtime dhe pa privilegje.

Në një Shqipëri që renditet e fundit në rajon për fuqinë blerëse për frymë, që lëngon për pensione dinjitoze, që përballet me një klimë biznesi të pasigurt dhe ku zhvlerësimi i euros nga paratë e pista shoqërohet me rritje të përditshme të çmimeve të shportës, ky udhëkryq bëhet edhe më dramatik. Nuk është një ndalesë që e kemi zgjedhur. Është një pengesë që na është imponuar nga një model qeverisjeje që vendos interesin personal mbi interesin kombëtar.

Kjo aventurë politike, që përpiqet të ndërtojë mitin e një lideri të pazëvendësueshëm, e ka zhvendosur debatin nga standardet europiane te kultivimi i pushtetit personal. Por zgjedhja përpara nesh është e qartë: ose një sistem i mbyllur, ku korrupsioni institucionalizohet dhe pushteti përqendrohet në një dorë të vetme, ose një Shqipëri europiane – me institucione të forta, ekonomi të ndershme dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Çdo shqiptar e di se cilën rrugë duhet të zgjedhë. Dhe përgjigjja nuk është vetëm një mendim. Është një qëndrim. Një akt qytetar. Një zë që duhet të dëgjohet. Prandaj të shtunën përballë Kryeministrisë në orën 18 bëje zërin tënd të dëgjohet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit