-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tahiri: PDK e gatshme të nxjerrë emër për president

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, tha se subjekti i tij është i gatshëm të nxjerrë emër për president, nëse i kërkohet, por theksoi se nuk mbështet asnjë kandidat “të njëanshëm”.

Gjatë një prononcimi për media, Tahiri tha se PDK-ja, subjekti më i madh opozitar që ka 22 deputetë, voton për një kandidat për president, që sipas tij, ka reputacion e integritet vendor e ndërkombëtar, që ka kontribute intelektuale dhe “që i bën nder Kosovës dhe qytetarëve”.

Megjithatë, Tahiri tha se ende nuk është diskutuar për emra të përveçëm për president, duke shtuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, PDK është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Deputetët kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri, pasi presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill. Vetë Osmani ka shprehur synimin që të garojë edhe për një mandat të dytë.

Tahiri tha se në takimet e kreut të partisë së tij, Bedri Hamza, me atë të Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje politike dhe partia e tij nuk është e interesuar për diçka të tillë, por mbështet një kandidat për president që plotëson kërkesat e tyre.

“Nuk dua të lëshohem në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pas qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson vetëm një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike.

Në këtë nivel jemi duke folur në parime dhe standarde, por nëse është e nevojshme dhe e arsyeshme dhe kërkohet, padyshim që PDK-ja do të nxjerrë edhe emër”, tha ai.

Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditët e fundit ka zhvilluar takime të ndara me udhëheqësin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota dhe Kurti, ka thënë se shumica parlamentare ka 66 vota.

Pas takimeve, Kurti është shprehur se nuk është folur për emra të përveçëm, por ka shtuar se një e përbashkët e tri partive më të mëdha në Kosovë është që nuk kanë “zell” për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, që do të duhej të mbaheshin 45 ditë pas dështimit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit