-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi i dytë kundër Thaçit, Prokuroria: Ndikoi tek dëshmitarët

Kryesoret

Në Gjykatën Speciale sot po mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Të pesë të akuzuarit në rastin për pengim të drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza pretendon se për disa muaj gjatë vitit 2023 ata kanë ndikuar në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të nisë paraqitjen e provave të saj.

Prokurorja e specializuar West pretendoi se Thaçi dha udhëzime për të ndikuar te dëshmitarët dhe për të “ndërhyrë në drejtësi”.

“Vepër penale është nxjerra e informacioneve konfidenciale për dëshmitarët”, tha ajo.

Sipas saj, Kilaj mori nga Thaçi në qendrën e paraburgimit “dëshmitë paraprake konfidenciale të dëshmitarëve me qëllim që të ndërhynte në dëshminë e tyre. Këto dokumente janë konfiskuar nga shtëpia e tij”.

“Smakaj u bashkua në përpjekjen e Thaçit për dëshmitarët dhe mori një dokument prej 10 faqesh, që ishte në përputhje me udhëzimet që kishte dhënë Thaçi për dëshmitarët. Ky dokument u konfiskua në makinën e tij”, tha West.

Sa i përket Kuçit, që në kohën e aktakuzës ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, Wes tha se ai “ka dhënë në vazhdimësi sugjerimet e tij se çfarë duhet të thoshin dëshmitarët e shënjestruar në të mirë të Thaçit”.

Sipas saj, audio-incizimet tregojnë “besnikërinë ndaj Thaçit” të të akuzuarve të tjerë .

“Të gjithë të akuzuarit kanë pasur një synim të vetëm: pengimin e procedurës penale në përfitim të Thaçit”, tha ajo.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit