Ish-Zonja e Parë dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi se bashkëshorti i saj, ish-presidenti, nuk kishte dijeni për krimet e Jeffrey Epstein.
Deklarata erdhi pas dëshmisë së saj në kuadër të një seance dëgjimore të komisionit hetimor parlamentar.
E pyetur nga një gazetare nëse është “100% e sigurt që ish-presidenti nuk dinte asgjë për krimet e Jeffrey Epstein”, zonja Clinton u përgjigj prerazi: “Po, jam”.
Sipas mediave amerikane, dëshmitë e çiftit Clinton po zhvillohen me dyer të mbyllura me videokonferencë.
Dëshmia e Bill Clinton
Ish-presidenti amerikan, 79 vjeç, i përmendur në dosjet që lidhen me çështjen Epstein, pritet të dëshmojë të premten para një komisioni të posaçëm të , i ngritur për hetimin e kësaj çështjeje.
Emri i Bill Clintonit dhe fotografi të tij janë shfaqur në dokumente që lidhen me hetimet ndaj Epstein.
Mes materialeve të publikuara, ai paraqitet në foto duke pozuar me Epstein me bluza të ngjashme, duke u shoqëruar me një kërcimtare, si dhe i ulur në një avion privat me një vajzë në prehër.









