-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema me mikrokreditë rikthehet për hetim, GJKKO e dërgon sërish dosjen në SPAK

Kryesoret

SPAK ka kthyer për hetime të mëtejshme dosjen e mikrokredive, duke caktuar një afat për plotësimin e veprimeve hetimore dhe pa e kaluar çështjen në gjykim themeli për të pandehurit e dyshuar për skemë mashtruese dhe grup kriminal.

Në këtë procedim janë 27 persona nën hetim, të dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda në kuadër të një grupi kriminal.

Dosja fillimisht është trajtuar nga Prokuroria e Tiranës dhe më pas i është referuar SPAK-ut.

Sipas akteve të administruara, shoqëritë nën hetim kanë përfituar rreth 4 mijë kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite, me një vlerë totale afro 7 milionë euro.

Hetimet paraprake kanë zbuluar dyshime për përdorimin e një skeme shtrënguese, ku debitorët pretendohet se janë detyruar të shlyejnë detyrimet ekzistuese duke marrë kredi të reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit