-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Socialisti i parë në krah të banorëve të Rrjollit kundër policisë: Vandalët dhunuan banorët

Kryesoret

Situata sot ishte mjaft e tensionuar në Rrjoll. Pronarët e tokës u përplasën me policinë sërish dhe dy përfunduan në spital.

Socialisti Ermal Pacaj është rreshtuar publikisht krah banorëve të Rrjollit, të cilët prej javësh janë duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e resortit turistik të Bashkim Ulajt në tokën e tyre.

Pacaj ka publikuar pamjet e rënda, ku një i ri, banor i zonës shihej teksa dhunohej brutalisht me grushta dhe shkelma nga punonjësi i sigurisë.

“Po kjo?! Si mundet me nodhe?! Absolutisht e tepert, shumë. Dënoj dhe e përçmoj goditjen me grushta dhe shkelma kundër banorit dhe banorëve të Rrjollit. Akt i papranueshëm, vandal dhe bandit.

Këto probleme nuk zgjidhen me dhunë e brutalitet, zgjidhen me drejtësi dhe me institucione legjitime, duke respektuar të drejtat e patjetërsueshme që na garanton Kushtetuta”, shkruan deputeti socialist.

Prej afro një muaji, banorët e zonës Baks-Rrjoll vijojnë protestat kundër ndërtimit të resortit turistik “Blue Borgo”, projekt që po zhvillohet në afërsi të Ranës së Hedhun. Përplasjet kanë qenë të herëpashershme dhe në disa raste kanë degraduar në dhunë fizike.

Përplasje në Rrjoll, banorët në spital: Na tërhoqën zvarrë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit