-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Syla: Besojmë në pafajësinë e Gjelosh Krasniqit, dënimi nga Beogradi është i pabazë

Kryesoret

Nënkryetari i OVL-UÇK-së Gazmend Syla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Beogradit, e cila ka dënuar në mungesë bashkëluftëtarin e tij Gjelosh Krasniqin me 15 vjet burgim. Syla e konsideron këtë dënim të pabazë dhe i hedh poshtë akuzat e Serbisë, duke e cilësuar sulm të qëllimshëm ndaj figurës dhe luftës së pastër të UÇK-së.

Syla tha në Klan Kosova se: Lufta jonë ka qenë e drejtë. UÇK-ja nuk ka bërë krime. Jemi krenarë me çdo luftëtar të UÇK-së. Me luftën speciale të Serbisë jemi duke u ballafaquar çdo ditë prej ditës së çlirimit të Kosovës.

Ai shtoi se dënimi ndaj Krasniqit nuk është i ri, duke argumentuar se Serbia vazhdimisht tenton të njollosë luftën e pastër të UÇK-së. Syla gjithashtu theksoi lidhjen familjare të Gjelosh Krasniqit me historinë e luftës: Gjelosh Krasniqi, përveç që vetë doli në mbrojtje të vendit në kohën më të vështirë, është edhe vëllai i dëshmorit, Gjergj Krasniqi.

Gjykata e Beogradit dënon me mungesë ish-pjesëtarin e UÇK-së me 15 vjet burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit