-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, por do të vazhdojnë bisedimet

Kryesoret

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka komentuar për herë të parë mbi negociatat aktuale për programin bërthamor të Iranit, duke shprehur pakënaqësinë e tij me delegacionin iranian.

Pavarësisht tensioneve, Trump ka bërë të qartë se ai mbetet i angazhuar për të arritur një marrëveshje me Teheranin.

“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Nuk jam i kënaqur me to, por priten bisedime të mëtejshme të premten. Dua të bëj një marrëveshje me ta,” tha Trump gjatë një deklarate për gazetarët, para udhëtimit të tij në Teksas.

Bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit vazhduan këtë javë mes tensioneve ushtarake në rajon, dhe Trump theksoi se ndonëse nuk dëshiron të përdorë forcë ushtarake, ndonjëherë kjo mund të bëhet e nevojshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit