-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimet/ Shtesë page për dy kategori

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shtesat në pagë për punonjësit në shkolla dhe universitete. Gjithashtu, u miratuan dhe shtesat mbi pagat e ushtarakëve në Republikën e Shqipërisë. Shtesat në pagë për këto dy kategori ekzekutohen nga fillimi i këtij viti, 2026.

VENDIMET

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.425, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË  NË INSTITUCIONET ARSIMORE DHE NË INSTITUCIONET PLOTËSUESE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të neneve 37, pika 5, e 59, pika 3, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhjet nr.1, nr.2 e nr.3, të vendimit nr.425, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar”, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “paga e pozicionit” për:
a) pozicionet me numra rendorë, nga 7 deri në 11, të lidhjes nr.1, pozicionet me numra rendorë 1 e 2, të lidhjes nr.2, dhe pozicionet me numra rendorë, nga 5 deri në 8, të lidhjes nr.3, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave;
b) pozicionet e tjera janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në                             ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore përballohen nga transferta e miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit