-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

CNN: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, në koordinim me SHBA

Kryesoret

Izraeli ka ndërmarrë atë që e quajti një “sulm parandalues” ndaj Iranit mëngjesin e së shtunës, sipas ministrit të Mbrojtjes Israel Katz, ndërsa në të gjithë vendin u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të pritshmërive për kundërpërgjigje nga Irani me dronë dhe raketa balistike.

Sipas CNN sulmi izraelit ndaj Iranit mësohet se u koordinua me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, dy zyrtarë amerikanë thanë për CNN se edhe SHBA po kryen sulme ndaj Iranit. Njëri prej zyrtarëve tha se sulmet janë në zhvillim e sipër, duke i përshkruar ato si “jo një sulm i vogël”.

Sulmi izraelit kishte në shënjestër raketa balistike dhe lëshues raketash, të cilat Izraeli i konsideron si një kërcënim serioz, ndërsa ministria e Transportit njoftoi se Izraeli mbylli hapësirën e tij ajrore pasi kreu sulmet ndaj Iranit.

Komanda e Frontit të Brendshëm e Izraelit po ashtu urdhëroi publikun që të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin.

Kufizimet e reja të shpallura ndalojnë grumbullimet publike, shkuarjen në punë dhe ndjekjen e shkollës.

Një përjashtim është bërë për ato që Izraeli i quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit