-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Bytyçi: Një lojë e rrezikshme për Kosovën

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic kanë publikuar një opinion të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, e që lidhet me të ardhmen e zgjerimit të Bashkimi Evropian. Në shkrimin e tyre, Rama dhe Vuçiqnuk këmbëngulin në anëtarësim të menjëhershëm të plotë në BE, por propozojnë integrim të përshpejtuar të vendeve kandidate në Tregun e Përbashkët Evropian dhe në Zona Shengen, si një hap pragmatik për të kapërcyer bllokadat politike brenda Unionit.

E këtë opinion të përbashkët të Ramës dhe Vuçiqit për “Bota sot” e ka komentuar profesori Enver Bytyçi. FIllimisht, ai ngre dyshime mbi marrëdhënien politike mes Ramës dhe Vuçiçit, duke i cilësuar ata si bashkëveprues të vazhdueshëm në projekte që, sipas tij, dëmtojnë interesat e Kosovës.

“A beson njeri se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë?! Edhe kur nuk takohen, shihen përmes telefonit, flasin gjithashtu dhe merren vesh shumë mirë midis tyre. Çdo deklaratë që bëjnë e konsultojnë me njëri-tjetrin”.

Gjithashtu, Bytyçi përmendi edhe çështjen e Gjykatës Speciale në Hagë, duke akuzuar Ramën se shmang përmendjen e rolit të Vuçiqit në themelimin e saj.

“Se nuk ndodh rastësisht që Rama çështjen e gjyqit të Hagës ta çojë deri te veshët e Donald Trump, por pa përmendur qoftë edhe njëherë të vetme rolin e Vuçiq në ngritjen e asaj gjykate. Ka përmend Dick Marty-n, por jo sponsorin e tij, president të Serbisë. Ka përmendur gjithkënd dhe madje është munduar të implikojë pa asnjë prove politikanë të lartë të Kosovës e Shqipërisë, por nuk guxon të implikojë autorin kryesor të themelimit të asaj gjykate, presidentin serb dhe sivëllaun e tij, Aleksandër Vuçiq”, deklaroi ai.

Në fund, profesori rikujtoi edhe iniciativat e përbashkëta të Rama-Vuçiq, si janë “Open Balkan” dhe ideja e ndarjes së Kosovës. E për këtë, Bytyçi kërkoi nga Kosova që të jetë e kujdesshme nga këta të dy politikanë.

“Vuçiq dhe Rama pasi u bashkuan për projektin serb të ndarjes së Kosovës dhe Open Balkanin, tani paskan bërë gati një projekt të përbashkët për çeshtjen e integrimeve europiane. Duan që të hedhin edhe shashkën e fundit politike, në këtë kohë të trazuar për të dy këta auto e kleptokratë të pandreqshëm. Kosova duhet të jetë vigjilente. Nuk i besohet asnjëherë gjarpërit, sidomos kur ky gjarpët ka dy kokë, një në Tiranë e tjetrën në Beograd!”- përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit