-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë dhe përplasje në Rrjoll, banorët: Ikni o hajduta!

Kryesoret

Qytetarët e Rrjollit kanë protestuar sërish këtë të shtunë për pronat e tyre të cilat janë dhënë kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e një resorti turistik.

Dhjetëra banorët kanë thyer xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2”, si dhe janë përplasur me rojet e kompanisë private të sigurisë, e cila është kontraktuar për ruajtjen e kantierit.

Banorët i kanë shtyrë në kanal rojet e kompanisë private dhe kanë tentuar t’i përzënë duke i goditur me gurë.

“Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, poshtë hajdutët”, ikni, ikni”, dëgjohen tek brohorasin në kor protestuesit.

Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre edhe pse çdo ditë përplasen me punonjësit e kompanisë, policisë dhe çdo ditë shoqërohet në komisariat pas përplasjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit