Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 02:30, ndërkohë që mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Si pasojë, automjeti është djegur plotësisht.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo zjarrvënie të qëllimshme









