Në një periudhë tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Ajo theksoi se situata mbetet jashtëzakonisht e ndjeshme dhe kërkoi një tranzicion të besueshëm në Iran, si një hap të domosdoshëm për të shmangur një përkeqësim të mundshëm të krizës.
“Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është real”, deklaroi ajo, duke shtuar se “për këtë arsye është urgjente nevoja për një tranzicion të besueshëm në Iran”.
/5pyetjet.al









