-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Shkarkimi i Ilir Prodës tregon panikun e Ramës, Bizhga tradhtar i shtetit

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Ilir Prodës nga posti i kreut të Policisë së Shtetit, duke e konsideruar këtë vendim si një pasojë të presionit të protestave të opozitës dhe si një shenjë të panikut të Kryeministrit Edi Rama.

Noka nuk ka kursyer akuzat edhe ndaj Sokol Bizhgës, kreut të ri të policisë, të cilin e cilëson si një “tradhtar të shtetit” që ka përfituar nga tragjedia e kolegut të tij.

“Presioni i protestave të opozitës çmonton narkoregjimin. Shkurti shkurton urët, Marsi mbledh “lëkurët”. Ilir Proda, i pari kryepolic i emëruar nga krimi që prej themelimit të shtetit. Shkarkimi i tij bërtet panikun e Edi Ramës, i cili po i numëron me gishta personat e mbetur në rrethin e tij, që mund t’i japin blindim të plotë partiak Policisë së Shtetit.

Sokol Bizhga është elementi parti në kupolën policore. Një tradhtar i shtetit që bëri karrierë mbi gjakun e kolegut të tij Gjergj Mehmeti, të cilin e tradhtoi duke ia dorëzuar bandave kriminale”, shkruan Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit