Në një kohë tensioneve të larta ndërkombëtare pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Papa Leone ka shprehur shqetësimin e tij për pasojat që mund të sjellë eskalimi i dhunës.
Ati i Shenjtë ka theksuar rëndësinë e një qasjeje paqësore dhe dialoguese për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe ka bërë thirrje për përgjegjësi morale nga të gjitha palët e përfshira.
“Stabiliteti dhe paqja nuk mund të ndërtohen me kërcënime të ndërsjella, as me armë që mbjellin shkatërrim, dhimbje dhe vdekje, por vetëm përmes një dialogu të arsyeshëm, autentik dhe të përgjegjshëm,” ka thënë Papa Leone në reagimin e tij ndaj zhvillimeve të fundit.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se, nëse dhuna vazhdon të përshkallëzohet, mund të ndodhin “tragjedi me përmasa të mëdha” dhe ka bërë thirrje për ndërprerjen e spirales së dhunës, duke apeluar për përgjegjësi morale nga të gjitha palët.









