-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Besëlidhja e Lezhës, një moment historik i bashkimit dhe lirisë për shqiptarët

Kryesoret

Sot, në kuadër të 582-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Presidenti Bajram Begaj risolli në vëmendje këtë ngjarje të rëndësishme historike, e cila mbetet një pikë kyçe për forcimin e unitetit dhe identitetit kombëtar.

Ai e cilësoi këtë ngjarje si një moment ku shqiptarët vepruan si një trup i vetëm për të kundërshtuar kërcënimin osmane dhe për të afirmuar vlerat e qëndresës, dinjitetit dhe lirisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se Besëlidhja e Lezhës vazhdon të jetë një shembull për sjelljen politike dhe institucionale, ku interesi i përbashkët dhe përgjegjësia individuale triumfojnë mbi përçarjen dhe interesat personale.

Postimi i Begajt:

Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale, interesi i përbashkët mbi interesin individual.
Sot, 582 vite më pas, ajo mbetet një standard sjelljeje politike dhe institucionale. Një kujtesë se forca jonë si komb nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.
Nën frymën e vizionit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, shqiptarët vepruan si një trup i vetëm dhe u bënë pjesë e historisë evropiane të qëndresës, dinjitetit dhe lirisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit