Ushtria Izraelite ka konfirmuar se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit. Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar një “direktivë paraprake” në telefonat celularë të qytetarëve në zonat e rrezikuara, duke i udhëzuar ata të futen në hapësira të mbrojtura deri në një njoftim të mëtejshëm.
Sulmet me raketa iraniane shkaktuan të paktën nëntë viktima dhe dhjetëra të plagosur në qytetin Beit Shemesh, një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj Izraelit që nga nisja e luftës.
Raketa të tjera vazhduan të godasin Izraelin deri në mbrëmjen e së dielës. Pjesa më e madhe e raketave u interceptuan, por njëra ra në një rrugë në zonën e Jerusalemit dhe plagosi të paktën tre persona.









