Izraeli ka reaguar pas deklaratave të ushtrisë iraniane, e cila njoftoi se ka sulmuar me raketa zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandës së Forcave Ajrore Izraelite. Sipas raportimeve, nuk ka pasur viktima ose të plagosur.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit deklaroi se sulmi ishte i synuar dhe se fati i Netanyahu-s mbetet i pasigurt, por autoritetet izraelite nuk e kanë konfirmuar ende këtë informacion.
Sipas The Times of Israel, sulmi ka shkaktuar shqetësime të mëdha ndërkombëtare dhe ka përshkallëzuar tensionet mes Izraelit dhe Iranit.









