-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takim me Abdixhikun për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar mundësitë e zgjedhjes së presidentit të ri. Detajet e takimit, përfshirë orën dhe vendin, ende nuk janë bërë të ditura, por takimet e mëparshme mes Kurtit dhe liderëve të partive parlamentare janë zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se për shkak të afateve të shkurtra për zgjedhjen e presidentit, ka nisur menjëherë bisedimet me subjektet politike për të gjetur një zgjidhje. Gjatë një takimi të fundit, ai është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, i cili i propozoi Kurtit që kandidat për president të jetë nga PDK.

Në lidhje me këtë, Kurti ka theksuar se zgjedhja e presidentit nuk është e garantuar nga përkatësia partiake, por nga votat e deputetëve. Ai ka shtuar se, nëse nuk arrihet të gjendet një kandidat që të mbledhë mbështetje nga të paktën 80 deputetë, mund të ndodhë që secili subjekt politik të propozojë kandidatin e tij dhe të zhvillohet një garë e hapur në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit