Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin Bajram Begaj.
Rama do t’i propozojë Presidentit 7 ndryshime në qeveri, ndërsa Begaj ka 7 ditë kohë për të dekretuar shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj. Pas dekreteve, ndryshimet do të kalojnë në Kuvend për miratim.
Edi Rama ka emëruar Enea Karakaçin si ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Ferit Hoxha do të zëvendësojë Elisa Spiropalin në Ministrinë e Jashtme.
Po ashtu, Besfort Llamallari emërohet ministër i Brendshëm dhe Ermal Nufi merr postin e ministrit të Mbrojtjes. Deputetja Erjona Ismaili do të udhëheqë Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.









