-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëshqitja e tokës dëmton asfaltin në Gjinar, banorët kërkojnë ndihmë

Kryesoret

Një rrëshqitje toke ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në rrugën pranë liqenit të Gjinarit, një nga fshatrat më të vizituara turistikisht në Bashkinë e Elbasanit.

Dëmtimi i asfaltit në këtë aks ka krijuar kushte të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve dhe ka vënë në rrezik sigurinë e banorëve dhe vizitorëve.

Ky segment rrugor është shumë i rëndësishëm, pasi lidh fshatra të ndryshëm të zonës dhe përdoret vazhdimisht nga automjetet private dhe ato të transportit.

Dëmtimi i rrugës ka bërë që lëvizja të bëhet më e vështirë, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.

Fshati Gjinari, i njohur për bukuritë natyrore dhe turizmin, ka përjetuar problematika të ngjashme infrastrukturore në disa prej akseve rrugore që çojnë atje.

Megjithatë, pavarësisht investimeve të fundit nga Bashkia Elbasan për përmirësimin e kushteve në qendër, rrugët lidhëse mbeten të dëmtuara dhe të pasigurta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit