I ftuar në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, analisti politik, Ilir Alia foli për vrasjen e Liderit Suprem të Iranit, Ali Ajetollah Kahmenei nga sulmi izraelito-amerikan dy ditë më parë.
“Çështja është a kanë vrarë një burrë të mirë, një lider që ja vlente të ishte udhëheqës apo pikpyetjet e tjera. Deri më 2030, vendet BRICS do të dalin me një monedhë, ku shkëmbimet e tyre monetare do ti bëjnë me një monedhë tjetër të përbashkët. Pra jo me Dollarin, pra do përdorin një sistem të tyrin. Këtu lufta po bëhet kush do ta kontrollojë petro-dollarin, e gjitha është kjo. Trump u kthye nga njeriu që donte paqen, i cili më herët akuzonte Kamala Harris se do të sillte luftë, madje kërkonte edhe çmimin e paqes, para se të bëhej president.
Që në momentin që shpërthyen revoltat në Iran ai tha: Ne nuk do të përzihemi, deri në mes të janarit dhe pastaj theksoi se ne do ti ndëshkojmë ata deri në momentin që e bëri”, u shpreh Alia.









