-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada e SHBA në Baghdad: Qytetarë amerikanë largohuni nga Iraku!

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Baghdad u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Iraq të largohen sa më shpejt nga territori i vendit.

Në një njoftim të publikuar në platformën X, ambasada thekson se “qytetarët amerikanë që ndodhen në Irak këshillohen fuqimisht të largohen sapo të kenë mundësi ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt dhe, deri atëherë, të tregojnë kujdes maksimal. Nëse mund të largohen në mënyrë të sigurt nga territori (i Irakut), duhet ta bëjnë këtë tani”.

Dron i interceptuar pranë aeroportit të Bagdadit

Më herët, burime të sigurisë në Irak raportuan se një mjet ajror pa pilot (dron) u interceptua në zonën pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.

Ndërkohë, ministri i Energjisë Elektrike i Irakut njoftoi për një “blackout të plotë” në rrjetin energjetik në të gjitha provincat e vendit. Autoritetet bëjnë të ditur se shkaqet e ndërprerjes masive të energjisë janë ende nën hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit