Kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj, ndryshe nga liderët e partive të tjera politike në Kosovë të cilët kanë qenë të angazhuar politikisht me deklarata për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit edhe pse pa rezultat, Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka shfaqur momentet e takimit dhe vlerësimit ndaj pensionistit Arif Mushkolajt për kontributin e tij ndaj atdheut.
Postimi i Haradinajt
Me rastin e pensionimit të Arif Mushkolajt, sonte me shumë miq u bashkuam për të nderuar kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve të Deçanit.
Familja atdhetare Mushkolaj i ka dhënë shumë vendit. Sikurse vëllai i tij, Abdyli, komandant i batalionit gardist “Shkëlzen Haradinaj” në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe Arifi e ka dëshmuar përkushtimin ndaj atdheut në secilin hap të jetës.