-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përkohësisht ndalen punimet në segmentin e dëmtuar të Korridorit VIII në Arrat e Gurrës

Kryesoret

Nga mesdita e djeshme, është rikthyer qarkullimi normal i automjeteve në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas periudhës së ndërprerjes për shkak të rrëshqitjeve masive të dheut në segmentin e “Arrave të Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit.

Ky segment është pjesë e zgjerimit të Korridorit VIII, dhe dëmtimi që ka shkaktuar një rrëshqitje ka bllokuar përkohësisht punimet në këtë zonë.

Si pasojë e incidentit gjeologjik, ku një sipërfaqe prej rreth 1500 m² u fundos, janë dëmtuar një pjesë e rrugës ekzistuese, një segment i ri i ndërtimit të Korridorit VIII, si dhe hekurudha Librazhd–Xhyrë dhe rrjeti i Tensionit të Lartë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka marrë masa për të garantuar sigurinë, duke ndaluar punimet në zonën e prekur dhe duke urdhëruar ndërtimin e një rruge alternative.

Punimet për ndërtimin e rrugës alternative 1.3 kilometra, që do të kalojë paralel me hekurudhën dhe lumin Shkumbin, kanë nisur dhe pritet të zgjasin të paktën 60 ditë. Pas përfundimit të kësaj rruge, do të mund të rifillojnë punimet në segmentin e dëmtuar nga rrëshqitjet.

Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, theksoi se situata në këtë zonë është kritike për shkak të kushteve gjeologjike dhe për këtë arsye, autoritetet do të monitorojnë vazhdimisht për të shmangur rreziqe të tjera. Ndërkohë, rikthimi i qarkullimit ka lehtësuar trafikun drejt juglindjes, por stabilizimi i përhershëm i segmentit të dëmtuar mbetet ende një sfidë për muajt e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit