Shefja e Stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka demantuar deklarimet e Arbërie Nagavcit, se Osmanit i janë ofruar nënshkrimet nga Vetëvendosja, për të rikandiduar si Presidente e re e Kosovës.
“Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës”.
“Kjo është gënjeshtër”, tha Hollaj.









